Albin Kurti: Do të këtë përkrahje institucionale, për të rritur cilësinë e jetës të personave me aftësi të kufizuar

Albin Kurti: Do të këtë përkrahje institucionale, për të rritur cilësinë e jetës të personave me aftësi të kufizuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se domosdoshmërisë për përkrahje institucionale, për të rritur cilësinë e jetës dhe mirëqenies së personave me aftësi të kufizuar, i janë përgjigjur duke funksionalizuar këshillin për personat me aftësi të kufizuar dhe duke miratuar planin e veprimit për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar në Republikën e Kosovës (2021-2023). Kurti këto komente i bëri në hapje të konferencës së shënimit të Javës Ndërkombëtare të të Shurdhërve dhe Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave, ku tha se me programin qeverisës janë zotuar të punojnë për një shoqëri me gjithëpërfshirje dhe me mundësi për të gjithë. Sipas Kurti, kjo do të arrihet duke promovuar dhe respektuar diversitetin dhe barazinë, si dhe nëpërmjet garantimit dhe mbrojtjes së të drejtave të personave me nevoja të veçanta. Kryeministri Kurti theksoi se personat e shurdhër, përballen me vështirësi të shumta dhe jo rrallë herë jetojnë të izoluar dhe të përjashtuar nga familja dhe shoqëria.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …