Albin Kurti: Drafti për Asociacionin, (vetmenaxhimin) do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për t’u vlerësuar kushtetutshmëria

Kryeministri Kurti,  deklaroi se në takimin me pesë emisarët amerikanë dhe evropianë i është thënë që në qoftë se nënshkruhet drafti për vetëmenaxhim, sikur shprehet ai për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe,  do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për t’u vlerësuar kushtetutshmëria. Ai shtoi se mos-nënshkrimi i kryetarit të Serbisë,  Vuçiq është sulm i drejtpërdrejtë i marrëveshjes bazike të arritur në Bruksel  dhe në Ohër. Kurti u shpreh se Serbia po insiston të dërgojë letra anësore, të cilat e sulmojnë marrëveshjen bazike dhe aneksin zbatues. Ai tha se nuk e di nëse në takimin e fundit  iu ka  kërkuar nënshkrimi i kësaj marrëveshje. Kryeministri Kurti si zakonisht nuk ka dhënë detaje për propozimin e pesë emisarëve, me arsyetimin për respektim të kërkesës që të mos flitet konkretisht për të.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …