leoni

Albin Kurti

Albin Kurti: Duhet të ketë sa më shumë ambicie për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur në samitin e socialdemokratëve për Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Vjenë të Austrisë, ka deklaruar se nuk mjafton vetëm fraza, “perspektiva në Bashkimin Evropian”, por duhet të përshpejtohet procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Kurti, ka përgëzuar Bashkimin Evropian që në Samitin e Tiranës, ka rikonfirmuar angazhimin për anëtarësimin e vendeve të  Ballkanit Perëndimor. Kemi nevojë për proces të përshpejtuar për anëtarësim në BE. Është e vështirë të mobilizohen njerëzit nëse nuk ka afate të qarta kohore drejt anëtarësimit. Albin Kurti ka thënë në fund të fjalimit  se duhet të ketë më shumë ambicie për anëtarësim në BE.

 

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku kërkon ndërmjetësimin e Gjermanisë për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn …