Nga Brukseli bëhet e ditur se në takimin shumë-orësh, të mbajtur sot në Bruksel nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, nuk është arritur ndonjë marrëveshje për çështjen e targave të automjeteve të pronarëve serbë. Vuçiqi ka dalë nga takimi trepalësh duke njoftuar deklaruar se nuk kemi arritur absolutisht asnjë marrëveshje”. Por, sipas tij, është arritur njëfarë pajtimi për një gjë. Ne do t’i dëgjojmë këshillat dhe kërkesat e përfaqësuesit të lartë, Borrell. Ai ka kërkuar që zyrtarët e Kosovës të mos shqiptojnë gjoba, e nga ne është kërkuar të mos të lëshojmë targa të reja KM – dhe ne jemi pajtuar ta respektojmë këtë. Do të shohim se çfarë do të bëjë pala tjetër, ka thënë Vuçiq. Fokusi i takimit urgjent ishte gjetja e një dalje nga kriza aktuale dhe shmangia e çdo përshkallëzimi dhe tensioni të mëtejshëm në terren, thuhet në njoftimin e BE-së.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …