Kryeministri Albin Kurti, gjatë vizitës, në Nju Jork, ka takuar kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, me të cilin ka biseduar mbi avancimin e raporteve diplomatike dhe shtimin e bashkëpunimit të dyanshëm. Me këtë rast u theksua mundësia e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në arsim, kulturë, ekonomi, tregti dhe investime, fusha nga të cilat do të kishte përfitime reciproke. Ai gjithashtu përmendi efektet pozitive të liberalizimit të vizave, ku tashmë shumë qytetarë kosovarë krahas qendrave tjera evropiane kanë destinacion të vizitave edhe Greqinë. Kurti nuk i shqitet dot këtij shteti, i cili ka bërë të ditur botërisht se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës derisa ta njohë vetë Serbia. po ashtu Greqia ka një armiqësi të vrazhdë ndaj Shqipërisë, të cilin e shpreh me ligjin e luftës, me pretendime të hapura territoriale, mohimin e ekzistencës së Çamërisë dhe rishkrimin e historisë së Shqipërisë, sipas kërkesave greke.
Kontrolloni gjithashtu
Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …