Ambasada e Kosovës në Vjenë, është venë në shërbim të pushtetit, duke bërë edhe njoftime për tubime elektorale që kryeministri Albin Kurti dhe Donika Gërvalla do të mbajnë në Austri. Në një njoftim të lëshuar me këtë rast, ata ftojnë bashkatdhetarët të marrin pjesë në një takim të veçantë me Kryeministrin Albin Kurti, dhe zëvendësen e tij, Donika Gërvalla Schwarz. Njoftimi u bë nga Ambasada e Kosovës në Vjenë. Kjo ngjarje do të mbahet më 3 nëntor 2024 nga ora 15:00 deri në orën 17:00 në një hotel në Vjenë me emrin “Arcotel Wimberger”. Albin Kurti dhe Donika Gërvalla, janë aktivizuar pas caktimit të datës së zgjedhjeve me tubime elektorale nëpër diasporë. Para Austrisë, Kurti dhe Gërvalla kanë qëndruar para disa ditëve për një vizitë në Gjermani, nga ku edhe kanë bërë fjalime politike e elektorale para shqiptarëve që jetojnë atje, në përpjekje për të siguruar votat e tyre për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …