leoni

Albin Kurti e Glauk Konjufca qendruan për një vizitë në Ambasadën e Gjermanisë, në Prishtinë

Albin Kurti e Glauk Konjufca qendruan për një vizitë në Ambasadën e Gjermanisë, në Prishtinë

Kanë qëndruar për një vizitë në Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë, në Prishtinë, i emëruari për kryeministër i VETËVENDOSJES, Albin Kurti  dhe deputeti i Lëvizjes, Glauk Konjufca. Ata u pritën nga Ambasadorja, Angelika Viets, dhe Sekretari i Parë, z. Marten Menger. Në këtë takim u diskutua rëndësia dhe mundësitë e bashkëpunimit midis Kosovës e Gjermanisë, si në rrafshin bilateral po ashtu edhe në atë të integrimeve evropiane. Zhvillimi ekonomik i orientuar në investime e punësim si dhe sundimi i ligjit për ta luftuar korrupsionin e për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve ishin temat kryesore. Në veçanti u bisedua edhe për zhvillimet politike në Kosovë në prag të seancës konstituive të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ambasadorja Viets uroi z. Kurti dhe z. Konjufca për rezultatin në zgjedhje dhe shprehu përkushtimin e saj për mbështetjen e cilësdo shumicë parlamentare që formon qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …