Albin Kurti e kushtëzon takimin me Edi Ramën me mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të vijë për vizitë në Prishtinë, por kryeministri, Kurti, pretendon ta kushtëzojë takimin me të

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se gjatë vizitës së tij në disa vende të Ballkanit  do të vijë në Prishtinë , por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shprehu rezervë se do ta takojë, duke pranuar se raporti ndërmjet dy vendeve po pëson për shkak të tekeve naive të tij. Ai deklaroi se është në kontakt me Edi Ramën, por se s’mund ta takojë atë jashtë kuadrit të mbledhjes së dy qeverive, e cila, pasi  sipas tij ishte  anuluar pa arsye,  në qershor. Është thënë që kjo vizitë ka të bëjë me përgatitjen e samitit të radhës të Procesit të Berlinit që mbahet në mes të muajit tetor dhe unë miqësisht i kam kërkuar kryeministrit, Edi  Rama që meqenëse do të vijë dhe do të qëndrojë dy ditë e një natë në Prishtinë, ta mbajmë edhe mbledhjen e dy qeverive.  Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar vizita në të gjitha shtetet e rajonit për t’i takuar kryeministrat e kryetarët dhe  për t’i informuar lidhur me  përgatitjet për Samitin e Procesit të Berlinit, që pritet të mbahet në Tiranë, në muajin tetor të këtij viti. Albin Kurti mundohet ta bind, Edi Ramën,  se nuk ka pasur të drejtë ta anulojë takimin e dy qeverive dhe për këtë pretendon t i hakmerret, në mënyrën më të papërgjegjshme dhe më naive për një politikan të sojit të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …