Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur mbledhjen e parë ceremoniale të qeverisë me të gjithë vartësitë e tij ku deklaroi se në kabinetin e tij nuk do të ketë parti të ndara, por ekip qeverisës. Shefi i ekzekutivit në mënyrë metaforike iu tha ministrave se i kanë karriget por se duhet të rrinë më shumë në këmbë që të punojnë. “100 ditët e para do të jenë ditë të zëna me angazhim dhe përkushtim maksimal, karriget i kemi por më shumë do të rrimë në këmbë, programi ynë është ambicioz, por edhe pritjet e qytetarëve. Sytë e të gjithë popullit janë tek ky kabinet qeverisës. Mandati duhet të jetë më shumë për të shërbyer e jo për të urdhëruar. Shanset për sukses i kemi të mëdha”, tha ai. Ndërsa sot kryeministri do të bëjë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, si dhe do të merr pjesë edhe në Akademinë Përkujtimore me rastin e masakrës së 3-4 shkurtit të vitit 2000, e cila mbahet në Mitroivcë.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …