Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në tre vjetorin e miratimit të Gjykatës Speciale në Kuvend, ka kujtuar skenarët që dërguan deri tek miratimi, duke thënë se edhe pse ka kaluar kjo kohë, ende nuk është ngritur asnjë aktakuzë, por janë shpenzuar miliona euro. Kurti ka thënë se Vetëvendosje vazhdon të jetë kundër kësaj Gjykate, e cila sipas tij nuk i sjell asnjë të mirë vendit. “Atëbotë thuhej se miratimi i Gjykatës Speciale do ta pastronte imazhin e Kosovës dhe do të ndihmonte procesin e njohjeve ndërkombëtare. Asnjëra nga këto nuk kanë ndodhur, sepse imazhin e keq dhe faqen e zezë na i nxjerrin qeveritarët injorantë, zhvatës a vjedhës, të cilët bëjnë lëshime ndërkombëtarisht për të ruajtur pushtetin e vet, prandaj askush nuk i merr seriozisht në skenën diplomatike”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tij.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …