Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka folur pak para takimit që do të ketë me të parin e LDK-së, Isa Mustafa. Ai para mediave ka thënë se ekziston vullneti për marrëveshje dhe se ka shpresë për këtë pas rifillimit të negociatave. “Vullneti ekziston, mundësitë janë, shpresoj që tash pasi kanë rifilluar bisedimet do të shkojmë më shpejt drejt arritjes së marrëveshjes”, ka thënë Kurti. Ai është pyetur nga gazetarët nëse partia e tij ka ofertë të re për LDK-në, mirëpo i njëjti ka refuzuar të përgjigje. Ndërkohë, pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Vetëvendosjes, është marrë vendimi që emri i mandatarit për kryeministër të dërgohet gjatë këtyre ditëve, duke shpërfillur kështu afatin 48 orësh të Thaçit për ta bërë një gjë të tillë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …