Albin Kurti

Albin Kurti: Është dëm që rinia e Kosovës, e cila është shumë e talentuar, të përballet me regjim të vizave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur para medieve para darkës së punës në Bruksel, në të cilën shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrel i ka ftuar liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ai në këtë konferencë theksoi se është dëm që rinia e Kosovës, e cila është shumë e talentuar, të përballet me regjim të vizave. Kurti u shpreh se do të krijojë kontakte me kolegët në Bruksel për të diskutuar për reformat në vendin tonë, por edhe për njohjet e reja. “Si në çdo takim, konfirmojmë interesimin dhe gatishmërinë që të avancojmë në Bashkimin Evropian, e në të njëjtën kohë, ne diskutojmë këtu në Bruksel me shokët e kolegët se si të na ndihmojnë të bëjmë reforma në shtëpitë tona dhe anën tjetër, të kemi njohjen e pesë shteteve të cilat nuk na njohin”, theksoi Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …