Ish-emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se ka punuar me kryeministrin Albin Kurti dhe ka vënë në pah se problemi me liderin e Vetëvendosjes është se “është në mënyrë konstante anti-amerikan. Ai është tani lideri i Kosovës që është kritikuar nga e gjithë bota, nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Shtëpia e Bardhë e drejtuar nga Biden, nga BE-ja, gjermanët e Franca”, ka thënë Grenell në një intervistë. Ai është pyetur edhe për prokurorin amerikan, Jack Smith, që ka lëshuar fletë arrestin për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe që më pas ka lënë Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe është kthyer në SHBA për të ndjekur penalisht ish-presidentin amerikan, Donald Trump. Grenell ka thënë se fletarrestimi për Thaçin është lëshuar në kohën kur po bëhej progres sa i përket dialogut Kosovë-Serbi dhe kur ish-presidenti kosovar ishte ftuar në Washington. Grenell thotë se Smith e kishte targetuar Thaçin dhe sipas tij, fakti që ish-presidenti kosovar vazhdon të qëndrojë në burg është një mizori.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …