leoni

Albin Kurti

Albin Kurti: Është naive të mendosh se Serbia mund të detyrohet të kthehet përsëri në Perëndim

Kryeministri, Albin Kurti, gjatë një intervistë për gazetën austriake Der Standard, tha se Perëndimi nuk e trajton njësoj sikur kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Perëndimi ka njëfarë frike nga potenciali destabilizues i Serbisë – dhe nga ana tjetër, ekziston naiviteti të mendosh se Serbia mund të detyrohet të kthehet së shpejti përsëri në Perëndim, pa saktësuar me këtë rast se kur ka qenë Serbia në Perëndim.  Kurti mendon se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, po bien në një gropë, skajet e së cilës janë aktualisht pritshmëri të ulëta të Vuçiq-it, por pritshmëri të larta afatmesme prej tij”. I pyetur se a duhet të kthehen serbët që u larguan nga Policia e Kosovës në fillim të nëntorit, ai tha se “nuk i përjashtoj” por as “nuk u bëj thirrje të kthehen, ka thënë mes tjerash kryeministri,  Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Andrea Abodi: Italia është e gatshme t’i ofrojë Kosovës mbështetje në fushën e sportit

Ministri italian i Sportit, Andrea Abodi ka deklaruar se Italia është e gatshme t’i ofrojë …