Albin Kurti është zotuar se me ardhjen në pushtet, mësuesit, mjekët e punëtorët do të kenë paga meritore

Albin Kurti është zotuar se me ardhjen në pushtet, mësuesit, mjekët e punëtorët do të kenë paga meritore

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në mbledhjen e 36-të Këshillit të Përgjithshëm, ka deklaruar  se partitë në pushtet e kanë mbushur Telekomin e Kosovës me punëtorë pa nevojë, vetëm për të siguruar vota. Ka shtuar se si pasojë e privatizimit, po bën që pjesa më e madhe e territorit të mbetet pa rrymë. Kurti teksa ka përmendur protestën e 29 shtatorit të vitit të kaluar, ka thënë se protesta do të përsëritet në rast se cenohet territori i Kosovës. “Thaçi me njerëzit e tij po këmbëngulin në pazaret me territor, le ta dinë se nëse përpiqen të na vendosin para aktit të kryer me ndonjë marrëveshje që prek territorin e Kosovës, protesta jo vetëm që do të përsëritet por do të jetë edhe më e madhe. Kurti  ka kritikuar qeverisjen e Ramush Haradinajt. Duke përmendur grevën e mësimdhënësve dhe privatizimin e Telekomit, ai ka thënë se qeverisja aktuale vetëm është duke e keqësuar gjendjen ekonomike e sociale në Kosovë.

“Ka qenë pikërisht mendësia dhe ideologjia e privatizimit që i solli këto probleme kur pjesë të mëdha të territorit dhe popullsisë mbetën pa rrymë sepse kompania private që duhet të investojë në rrjetin e shpërndarjes nuk e bën këtë, por vetëm vjel të ardhura e fitime që i dërgon jashtë vendit, Kurti po ashtu ka thënë se Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës humbi 85 milionë euro vitin e kaluar për shkak të keqqeverisjes. “Për shkak të keqinvestimit i kemi humbur paratë me të cilat do të mund të ishin dyfishuar pagat e mësuesve dhe mjekëve. Pse ndodh kjo? Sigurisht për shkak të keqqeverisjes dhe drejtimit të gabuar politik”, ka thënë Kurti. Ai është zotuar se me ardhjen e VV-së në pushtet, mësuesit, mjekët e punëtorët e administratave publike do të kenë paga meritore.

Kurti ka akuzuar partitë në pushtet se po e vjedhin Telekomin e Kosovës. “Tash ata po përpiqen ta privatizojnë Telekomin e Kosovës, një ndërmarrje e cila vazhdimisht del me fitim po të mos ishte duke u vjedhur prej partive në pushtet e kontratave të dëmshme sikurse ajo me Zmobile. Ai ka përsëritur se synim i Vetëvendosjes do të vazhdojë të jetë edhe eliminimi i pabarazisë në vend.(Kosovapress)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …