Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se edhe pas dy valëve të daljes nga Lëvizja Vetëvendosje, partia e tij do të mbet më e madhe se AAK-ja. Ai ka thënë se synimi i Haradinaj është kryeministër, por nuk e bënë kryeministrin. Nuk është kryeministër, por është në detyrë dhe është shndërruar në korrier të presidentit. Për çështjen e dialogut e keni marrë stafetën prej presidentit dhe po vazhdoni në rrethin e njëjtë. Veseli dhe Thaçi e kanë bërë Haradinajn kryeministër për ta kaluar Demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi dhe “Zajednicën” ka thënë mes tjerash, Albin Kurti.
