Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë nesër tubim në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet. Ndërsa lideri i kësaj partie, Albin Kurti përmes një videomesazhit i është drejtuar të gjithë qytetarëve të vendit duke i ftuar në këtë tubim për të cilin tha se i kanë dy arsye. 21 vjetori i çlirimit të vendit dhe 15 vjetorit të themelimit të Lëvizjes. “Në këtë përvjetor të dyfishtë ne ndodhem në situatën që kërkon durim dhe zgjidhje. Durim për ta tejkaluar pandeminë COVID-19 që nuk ka kaluar dhe zgjidhje duke hyrë në zgjedhjet që po vijnë. Në këto 15 vite kemi dëshmuar se e bëjmë opozitën fuqishëm si askush më parë. E sivjet kemi dëshmuar që e bëjmë qeverisjen mirë si askush tjetër. Ne po rritemi shumë sepse në zgjedhje të tjera do të fitojmë mbi shumën e të tjerëve. Nuk ka Lëvizje pa popull, kurse në Kosovë populli është bërë lëvizje. Ejani nesër në këtë tubim paqësor, me muzikë e fjalime. Ejani masivisht në 15 vjetorin tonë, teksa kujtojmë edhe 21 –vjetorin e çlirimit të vendit dhe çmimin e lartë që paguan breza të tërë që ne të jetojmë shumë më mirë se sot”, ka thënë Kurti.
