leoni

epa09926442 Prime Minister of Kosovo Albin Kurti speaks during a press conference with German Chancellor Olaf Scholz (unseen) at the Chancellery in Berlin, Germany, 04 May 2022. Kurti and Scholz met for bilateral talks. EPA-EFE/FILIP SINGER

Albin Kurti i kërkon Shtetit të Maqedonisë së Veriut që “të largohet”nga Serbia (!)

Aleanca Veriatlantike, BE-ja, Amerika dhe Anglia janë platforma që na sjellin mbrojtje e siguri sidomos në këtë kohë kur imperializmi rus e riktheu luftën në kontinentin tonë europian, kështu tha Albin Kurti gjatë qëndrimit në Maqedoni, por nuk ka përmendur faktin e njohur  se pikërisht këto shtete që ai pretendon se i do shumë, i kanë vënë sanksione Kosovës, për shkak të veprimeve  të tij të pamatura dhe të papërgjegjshme. Duke shfaqur delirin paranojak  dhe duke pretenduar të jetë person me ndikim kudo ku bën vizita, Albini,  kërkon që  Maqedonia e Veriut, të jetë sa më afër Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë e sa më larg Serbisë, e cila nuk po distancohet as nga Milosheviqi e as nga Putini. Kurti nuk ka përmendur faktin se Maqedonia e Veriut, i ka vënë sanksione Rusisë, se është në rrugë drejt BE-së, se e ka njohur Pavarësinë e Kosovës, se është edhe shtet ku më në fund shqiptarët janë bërë faktor me rëndësi, por që nuk e përfillin mashtruesin  dhe përçarësin Albin,  sepse nuk kanë as edhe në arsye të vetme për  ta përfillur një njeri, prepotent,  mashtrues e arrogant, i cili e do rajonin jo të tillë sikur është,  por sikur i thotë mendja e tij.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …