Në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë”, kryeministri Albin Kurti, duke folur lidhur me takimin e sotëm, në Bruksel të kryenegociatorëve: Bislimi- Petkoviq ka deklaruar se në asnjë mënyrë nuk do të pranohen propozime që janë në kundërshtim me rregulloren e re të BQK-së”. Këtë ia kishte thënë troç e trimërisht edhe emisarit amerikan, Eskobar. Të gjitha problemet, të cilat mund t’i kenë qytetarët serbë, ne do t’i adresojmë me shpejtësi. Nga takimi i sotëm në Bruksel pret gjëra konkrete. Albin Kurti thekson se ka pasur vazhdimisht opsione të ndryshme për çështjen e dinarit, por nuk deshi të flasë për propozimet e mundshme të zgjidhjes së çështjes, pasi, sipas tij, dëmtohet pozicioni negociator i Kosovës nëse ato shpalosen para kohe. Ai, megjithatë, tha se ky është një proces që po vazhdon, por nuk ka propozime që do t[ pranohen nga ana jonë dhe që janë në kundërshtim me rregulloren e re të BQK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …