Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur mbledhjen e qeverisë duke shprehur mirënjohje për shtetin e Kroacisë, i cili u ka dalë në ndihmë të lënduarve në aksidentit tragjik të 25 korrikut në cilin kanë humbur jetë dhjetë persona. Kurti u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve të të vdekurve, duke thënë se do të qëndrojnë pranë bashkatdhetarëve. “Shpreh ngushëllime për viktimat. U shpreh mirënjohje Kroacisë për ndihmën e dhënë. Qeveria do tu qëndrojë me bashkatdhetarët”, ka thënë Kurti. Rreth orës 13:30 kanë arritur në pikën kufitare të Morinës, trupat e pajetë të mërgimtarëve nga aksidenti në Kroaci. Varrimi i trupave të pajetë do të bëhet pasditen e sotme. Ndërsa mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” kanë arritur 21 nga të mbijetuarit e aksidentit që janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …