Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë për Financial Times, është treguar trim mbi trimat. Ai ka deklaruar se nëse nuk do të ketë dënime dhe sanksione ndaj Serbisë pas asaj që bëri ajo definitivisht nuk do të ketë as dialog”. Ne do të përfundojmë në një menaxhim të dështuar të krizës dhe do të harrojmë fare për normalizimin. Liderët e Kosovës dhe të Serbisë pritet të takohen të enjten në Bruksel, për herën e parë qëkur paramilitarë serbë sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator. “Financial Times” ka thënë se, sipas Kurtit, Perëndimi duhet t’i shuajë shpresat për rikthim të bisedimeve në rrugë të duhur, nëse “nuk shtrëngon” Serbinë. Kurti i ka kërkuar emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, që të mos e konsiderojë Serbinë si një “ari që duhet t’i hidhen qengja për ta kënaqur. Kjo duhet të marrë fund për hir të normalizimit, paqes dhe sigurisë. Kurti ka deklaruar se e mirëpret vendimin e NATO-s që të shtojë trupat në Kosovë. Megjithatë, ka thënë se misioni i KFOR-it duhet të mbetet vetëm për siguri dhe mbrojtje.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …