Duke mohuar Qeveritë paraprake dhe duke mos e pranuar Komisionin Qeveritar për kategoritë e luftës, Kryeministri Kurti, ka bërë thirrje që çështja e veteranëve të luftës të zgjidhet me gjuhen e fakteve dhe dialogut, e jo me kërcënime brenda e jashtë kuvendit. Zgjidhja mund të gjendet, por nevojitet konstruktivitet e bashkëbisedim. Seancat e kuvendit janë seanca për përfaqësuesit e popullit dhe populli ka folur më 14 shkurt 2021. Do të flasë sërish në zgjedhjet e ardhshme. Paralelisht me këtë, ta kemi një spastrim të listave sepse nuk mund të lejojmë deformimin e rrëfimit të lavdishëm të luftës çlirimtare duke e konsideruar që ka pasur afër 60 mijë veteranë të UÇK-së”, tha Kurti para mediave në Gjilan. Duhet mbrojtur lufta çlirimtare e veteranët e vërtetë nga ata të cilët, siç tha ai, nuk ishin të tillë. Kuurti nuk e ka përmendur Komisionin Qeveritar, sepse nuk e njeh atë, ashtu sikur as qeverisë e 20 viteve të kaluara.
