Albin Kurti

Albin Kurti insiston të instalojë prokurorë të Vetëvendosjes, të gjithë të tjerët, sipas tij janë mbështetës të krimit

Këshilli Prokurorial i Kosovës i dënoi ashpër deklaratat e pamatura, të papërgjegjshme dhe arrogante të kryeministrit të Vetëvendosjes Albin Kurti. Me rastin arrestimit të zyrtarëve të korruptuar dhe të  akuzuar për keqpërdorimin e rezervave shtetërore, Albin Kurti akuzoi Prokurorinë,  gjykatësit  dhe mediat e keqpërdoruara pёr mbështetje tё krimit, meqë nuk beson se mund të jenë të korruptuar zyrtarët e tij, sidomos jo miku i ngushtë, Ridvan  Muharremi. Këshilli Prokurorial i quajti deklaratat e kryeministrit tendencioze, të pavërteta e linçuese ndaj institucionit të Prokurorisë dhe prokurorëve të saj. I bëjmë thirrje kryeministrit dhe ministrave të kabinetit të tij qeveritar që të përmbahen nga deklaratat e vazhdueshme shantazhuese dhe rrjedhimisht nënçmuese, ndaj sistemit prokurorial të Kosovës në përgjithësi dhe ndaj punës së prokurorëve në veçanti, duke tentuar të linçojnë publikisht çdo gjë që ka të bëjë me sistemin prokurorial dhe punën e prokurorëve të shtetit”, thuhet në reagimin e Këshillit Prokurorial ku nënvizohet se sulmi dhe linçimi i kryeprokurorit dhe prokurorëve me emra dhe mbiemra, është shkelje e patolerueshme dhe tentativë e dështuar për të ndërhyrë në punën e pavarur të Prokurorit të Shtetit.  Vetëvendosja ka disa dhjetëra ministra, deputetë, zyrtarë të lartë të akuzuar për krime të ndryshme, madje edhe për sulme mbi institucionet e vendit dhe të gjithë i kanë ikur dhe po i ikin drejtësisë. Kjo është pasqyra e pushtetit aktual, kur hajni bërtet, kapeni hajnin!

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …