Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qëndruar në Durrës, në zonat e prekura nga tërmeti. Ai ka takuar edhe përfaqësues të policisë dhe ushtrisë, ndërsa në një deklaratë për media tha se kërkohet ndihma e institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës që të shmanget kriza humanitare. “Që të mos kemi elementë të ndonjë krize humanitare duhet që institucionet edhe në Kosovë edhe në Shqipëri edhe qendrore edhe vendore t’i ndihmojnë shqiptarët pa dallim dhe sa më shumë”, u shpreh Kurti. Ai shtoi se duhet të ndihmojmë dhe mbështesim njëri-tjetrin në këto kohë të vështira. “Pushtetet vendore do të ndihmojnë me statistika më të mira, ndërkohë populli po e kryen punën e bujarisë dhe mirëpritjes. Populli po tregon solidaritet dhe do të duhet që institucionet dhe qeveritë ta organizojnë sa më mirë këtë gjë. Nuk duhet të bjerë përkushtimi sepse mund të duket që ka rënë rreziku”, tha Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …