leoni

Rama thotë se nuk do të këtë Shengen shqiptar pa Shengenin ballkanik, kurse Kurti dëshiron makro Shengenin shqiptar

Albin Kurti, ironizon deklaratat e emisarit amerikan, Garbiel Escobar dhe ato të kryeministri të Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri  Kurti, në konferencë për media ka folur lidhur me deklaratën që sot e ka dhënë emisari amerikan  për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, se tensionet në veri rrezikojnë të shndërrohen në konflikt rajonal. Kurti ka thënë se duhet pyetur Escobarin se përveç Kosovës e Serbisë,   për cilat shtete të tjera e ka pasur fjalën kur ka përmendur konfliktin rajonal. Për Malin e Zi e Maqedoninë e Veritu nuk ma  merr mendja, ndërsa për Shqipërinë “ndoshta”, pas kërcënimit për ngrirje raportesh që kryeministri Edi Rama ia ka bërë Beogradit zyrtar. Kurti ka thënë se di shumë gjëra, por jo të gjitha dhe për këtë duhet pyetur Escobarin se për cilat shtete e ka pasur fjalën. Në veri është KFOR-i dhe Policia, dhe kemi struktura ilegale të Serbisë. Është një konflikt i një republike demokratike me policinë me profesionale dhe të orientuar nga perëndimi, dhe anën tjetër struktura kriminale të një shteti autokratik. Konflikt rajonal, siç paska thënë Escobar, po iu besoj juve se unë nuk e kam parë, i bie që nuk janë veç dy shtete, ka më shumë se dy shtete. Mbase ndodheni në konferencën e gabuar për media, është dashur të jeni në konferencën tjetër për media, është dashur që Escobarin  ta pyesni kur ka thënë konflikt rajonal, se cilat shtete i ka menduar përveç Kosovës e Serbisë”, ka thënë Kurti  me arrogancën e prepotencën e tij, tashmë të shfrenuar dhe të pakontrolluar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …