Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar i gatshëm kurdoherë për të raportuar para deputetëve në Kuvendin e Kosovës rreth takimit në Bruksel. Kështu ka thënë Kurti pas përfundimit të Samitit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional që është mbajtur të martën në Prizren. Më 15 qershor në Bruksel janë takuar për herë të parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Tema më e përfolur e këtij takimi ishte asociacioni i komunave me shumicë serbe.