Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se janë duke u trajtuar 15 modelet evropiane të ofruar nga Bashkimi Evropian për krijimin në Kosovë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kurti nuk deshi të përmendte modelet që BE-ja u ka ofruar autoriteteve të Kosovës, por tha se disa janë më të hershme, e disa edhe rishtazi, që përdoren në shtetet evropiane ku jetojnë pakica kombëtare. “Unë besoj se ato janë modele nga të cilat ne do të mund të marrim elemente në mënyrë që jo vetëm të drejtat e njeriut, por edhe të drejtat e pakicave kombëtare të jenë në nivelin e duhur edhe në vendin tonë. Ato po trajtohen nga këshilltarët e mi, nga disa prej ministrave në mënyrë që ta shohim se çka është më e favorshme. Natyrisht, kushtetutshmëria, ligjshmëria, barazia, funksionimi i shtetit janë diçka me të cilat ne nuk bëjmë asnjëherë askund kompromis”, ka thënë Kurti për gazetarët. Në fillim të marsit, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se ekzistojnë disa modele ekzistuese funksionale për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se këto modele për të drejtat e minoriteteve janë në përputhje me standardet evropiane.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …