Kurti

Albin Kurti i jep afat Qeverisë së Kosovës që deri më 5 shkurt 2018 ta zbardhin vdekjen e Astrit Deharit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka dhënë afat Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera që deri më 5 shkurt të vitit të ardhshëm ta lejojnë një hetim të pavarur ndërkombëtar për Astrit Deharin, duke shkarkuar zyrtarët që ishin përgjegjës e të cilët do ta pengonin një hetimin, siç janë Dhurata Hoxha, Shpend Maxhuni, Nexhmi Krasniqi, Fatos Makolli, Syl Hoxha, Metush Biraj dhe Abdurrahim Islami. Kurti para protestuesve tha se rënia dëshmor e Astritit dëshmon se po sundohemi nga një kast e dhunshme kriminelesh që e kanë uzurpuar lirinë, të cilët vjedhin dhe shesin pasurinë tonë.

Astritin nuk na mori sëmundja apo aksidenti, Astritin na mori padrejtësia të cilën ai e luftonte me gjithë qenien e tij”, tha ai. “Një vit më parë Astriti është bërë dëshmori më i ri i Kosovës dhe i shqiptarisë”. Sipas tij, “rënia dëshmor e Astritit dëshmon se po sundohemi nga një kast e dhunshme kriminelesh që e kanë uzurpuar lirinë, të cilët vjedhin dhe shesin pasurinë tonë”. “Ata e kanë braktisur kombin për tu bërë mafioz milioner, ata e kanë kapur policinë, hetuesinë, prokurorinë dhe gjykatën; ata po e shfrytëzojnë popullin tonë dhe ata janë të gjithë fajtor për mbytjen e Astritit në burg”, tha Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …