Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka adresuar kritika të ashpra, fyese e ironizuese kundër partive opozitare, duke i krahasuar ato me Listën Serbe, e cila ka terroristë në radhët e veta. Gjatë një tubimi të mbajtur në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku prezantoi kandidatët e Vetëvendosjes për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, Kurti bëri thirrje për mbështetje masive nga qytetarët, duke kërkuar 500 mijë vota për të siguruar formimin e qeverisë pa varësi nga partitë e tjera. Ai pretendon se ky numër votash është thelbësor për vazhdimin e qeverisjes pa ndikim nga Lista Serbe dhe nga opozita, pasi varësia nga këto subjekte do të ishte në dëm të Kosovës, duke e quajtur atë një trashëgimi të dëmshme të së kaluarës së vendit. Në të njëjtën mënyrë kishte vepruar edhe Benito Mussolini, kur kishte fituar zgjedhjet në vitet ‘30 në Italinë e asaj kohe. RKL
Kontrolloni gjithashtu
Ursula Von der Leyen: KE, gati për opinionin për statusin kandidat të Kosovës, por kërkohet unanimiteti në këshill
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Komisioni Evropian është i …