Albin Kurti, ka emëruar familjarë të tij e militantë të partisë, në pozita publike në Operatorin e Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike

Pak para përfundimit të mandatit, kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka emëruar familjarë dhe militantë të partisë në pozita publike, duke përfshirë edhe KOSTT-in – Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës. Në listën e punësimeve të KOSTT-it gjatë periudhës 2023-2025 janë përfshirë figura që kanë shprehur hapur mbështetjen për Vetëvendosjen në rrjetet sociale, si Alban Fetahu, Mehdi Arifaj, Fatos Demaliaj dhe Donat Mirena. Një rast i veçantë është avancimi i tezakut të Kurtit, i cili ka vetëm shkollë të mesme dhe punon në KOSTT që nga viti 2011. Po ashtu, Genc Konushevci dhe Ngadhnjim Jakupi, të cilët ishin punonjës të vjetër të KOSTT-it, kanë përfituar avancime së fundmi. Konushevci, pas publikimit të komunikimeve të tij me Dejona Mihalin, u promovua më 1 dhjetor 2024 në pozitën e Administratorit të Sistemit TIK, pa ndonjë dokument shtesë për kualifikim.Ndërkohë, Jakupi u avancua në vitin 2024 si drejtor i Zyrës Ligjore, duke përfituar nga ndryshimet e brendshme në institucion.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Shala: Prishtina ka nevojë për punë dhe projekte konkrete

Kandidati për deputet nga koalicioni për Kosovën Fituese, Endrit Shala, në tubimin e mbajtur  në …