Kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar votuesit e Malësisë së Madhe në Mal të Zi që ta votojnë numrin 5 në zgjedhjet për Komunën e Tuzit. “Është hera e parë që partitë shqiptare dalin me listë të përbashkët për të artikuluar interesat politike të shqiptarëve, dhe për t’ia kthyer Malësisë së Madhe dhe Tuzit dinjitetin politik të munguar dekada me radhë”, ka shkruar ai. Në zgjedhjet për komunën e Tuzit, më 3 mars, votuesit e Malësisë së Madhe do të vendosin për të ardhmen e vendit dhe familjeve të tyre për katër vitet e ardhshme. Kjo është mënyra që Komuna e Tuzit të udhëhiqet ashtu sikurse duhet, të udhëhiqet shqip. Dilni dhe votoni me mendje e zemër, sepse e ardhmja shqiptare e Malësisë dhe e Tuzit është në duart tuaja, ka porositur votuesit, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …