Albin Kurti ka hedhur sprej në drejtim të sigurimit të Kuvendit dhe kabinetit qeveritar

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka hedhur sprej në drejtim të sigurimit të Kuvendit dhe në drejtim të kabinetit qeveritar, ndërkohë që u hodh edhe gaz lotsjellës. Sprej e gaz lotsjellës në Kuvend, ndërpritet seanca  Ndërkohë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka lutur shefat e grupeve parlamentare të deklarohen lidhur me atë se a dëshirojnë ta mbajnë seancën, apo jo. “E merrni përgjegjësinë vetë nëse nuk mbahet seanca, vetëm deklarohuni, a dëshironi po apo jo të merrni pjesë në seancë”, është shprehur Veseli. Ndërsa, deputetja Donika Kadaj Bujupi është duke kërkuar nga sigurimi që t’i lejojë deputetët e opozitës të ngjiten në katin e tretë të Kuvendit. Paraprakisht deputetëve në sallë u janë larguar edhe shishet e ujit.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Mustafa: Pesë propozimet e PDK-së për dalje nga kriza ekonomike

Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti

Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …