Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti ka kërkuar nga autoritetet në vendin tonë që ta bojkotojnë emisarin amerikan në bisedimet Kosovë-Serbi, Riçard Grenell, ashtu sikur thotë se ka vepruar me ish-ambasadorin amerikan Gelbard, i cili në vitin 1998 kishte thënë se UÇK-ja është terroriste. “Sa i përket të dërguarit të posaçëm Grenell, meqenëse ai ka thënë se Kosova duhet ta heqë reciprocitetin me Serbinë, mendoj se duhet të veprojmë me të njësoj siç vepruam me ambasadorin Gelbard, ta kundërshtojmë njëzëri, në mënyrë që ta kuptojë se kjo qasje është e papranueshme për ne. Albin Kurti nuk ka përendur askund faktin se ishte vetëm veprimtari, Adem Demaçi, asokohe kryetar i Partisë Parlamentare të Kosovës, i cili kishte kundërshtuar qëndrimin e Gelbardit, por jo kryetari i LDK-së, as autoritete të tjera të Kosovës në vitin 1998.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …