Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mohuar se Qeveria të cilën ai e drejton është e gatshme për hapjen e arkivave të UÇK-së. Kurti pas takimit me kancelaren Merkel në Tiranë, tha se nuk ka thënë se janë hapur arkivat e UÇK-së. Kush ka thënë që janë hapur arkivat e UCK-së, ma gjej atë deklarim timin. Nuk kam thënë ashtu! Njëherë kishim UNMIK-un, pastaj EULEX-in, pastaj edhe sot e kësaj dite e kemi KFOR-in. Kur themi që duhet të hapen arkivat realisht duhet të nënkuptohet se duhet të hapen arkivat në Beograd. Gjatë qëndrimit në Pejë, Kurti kontrovers dhënë një përgjigje krejt tjetër. Ai kishte thënë për Ekonomia Online, tha se me hapjen e arkivave, do të ndihmohej të gjendeshin të pagjeturit. Ai madje kishte deklaruar se Kosova i ka arkivat, të cilat i përfshijnë edhe ato gjatë luftës dhe të gjitha dëshmitë dhe materialet që janë të UÇK-së.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …