Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se një takim me kryetarin serb, Aleksandar Vuçiq, është i mundur në fund të muajit gusht. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, ku foli edhe për nënshkrimit të marrëveshjes Kompakt me MCC-në gjatë ditë së djeshme ai foli për dialogun me Serbinë dhe shtyrjen e takimit të paraparë që të mbahet këtë muaj. “Unë jam i gatshëm gjithmonë i gatshëm të udhëtojë për në Bruksel, një takim i tillë ka pasur plan të mbahet më 19 korrik, por nuk u mbajt sepse Beogradi zyrtar e refuzoi këtë dhe kërkoi shtyrje mbi 1-mujore”, tha Kurti. Me këtë rast dua të theksoj që Kosova ka qenë përherë konstruktive, kreative dhe e përkushtuar, Blinken kërkoi që edhe më tutje të jemi të tillë, por është Beogradi ai që po punon kundër marrëveshjeve”, shtoi Kurti për Zërin e Amerikës.
