Kryeministri, Albin Kurti, duke folur në Forumin e Bledit në Slloveni the se Kosova është për normalizimin e raporteve me Serbinë

Albin Kurti: Ka prova që vërtetojnë se serbët, të cilët bojkotuan zgjedhjet në Veri, ishin anëtarë të grupit mercenar, Wagner

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaron se ka prova që vërtetojnë se serbët, të cilët bojkotuan zgjedhjet në Veri, ishin anëtarë të grupit mercenar Wagner. Në një intervistë për mediumet në Estoni, Kurti u shpreh i shqetësuar lidhur me përfshirjen e Rusisë në tensionet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Ai tha  kishte marrë kërcënime nga terroristët lidhur me sekuestrimin e një sasie të madhe të armëve dhe municionit në veri të vendit nga Policia e Kosovës. Kryeministri Kurti pretendoi se anëtarët e grupit Wagner dhe Ujqërit e Natës, një klub rus i motoçiklistëve i njohur për lidhjen e tij të ngushtë me Kremlinin, kishin hyrë në Kosovë nga Serbia dhjetorin e viti të kaluar. Sipas tij, këta persona kishin krijuar lidhje të ngushta me organizatat terroriste që veprojnë në rajon.

 

Kontrolloni gjithashtu

Asociacioni, dialogu dhe aleatët ndërkombëtarë do të jenë sfidat kryesore për zgjedhjet e 9 shkurtit, qo do të mbahen në Kosovë

Kosova po i afrohet zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025, ndërkohë që vendi përballet me …