leoni

Albin Kurti

Albin Kurti ka siguruar nënshkrimet për kryetar të Vetëvendosjes

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka njoftuar se së bashku me deputeten Albulena Haxhiu, kanë siguruar nënshkrimet për kandidaturën e Kurtit për kryetar të kësaj partie. Pacolli ka njoftuar se 3/5 e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm kanë nënshkruar për kandidimin e Kurtit për kryetar të VV-së. “Bashkë me deputeten Albulena Haxhiu,  dorëzuam për verifikim pranë Komisionit të Përgjithshëm Zgjedhor të Lëvizjes, nënshkrimet e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, organit më të lartë vendimmarrës, në mbështetje të zyrtarizimit të kandidaturës së Albin Kurtit për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, ka njoftuar Pacolli. “Sipas Rregulloreve në fuqi, kandidatura për kryetar zyrtarizohet me dorëzimin e nënshkrimeve të 1/5 së anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes. Në mbështetje të kandidaturës së Albin Kurtit e kanë dhënë nënshkrimin e tyre 3/5 e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm”, ka shtuar deputetja e kësaj partie.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …