Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, thotë se qeveria në krye me të nuk i nënshtrohet presidentit Hashim Thaçi. Regjimi i vjetër sipas tij po refuzon të kuptojë që koha e tyre ka mbaruar. “Regjimi i vjetër po shpurdh nëpër studiot televizive. Ata refuzojnë ta kuptojnë se koha e tyre ka mbaruar. Po orvaten të rikthehen, përmes trysnisë mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Sa herë që ne ua godasim korrupsionin, ata piskasin “Amelika, Amelika! Gleneli, Gleneli!”. Duan ta dëmtojnë imazhin dhe ta keqpërdorin atë si strehë për ultësinë e tyre. Një popull nuk iu nënshtrua një njeriu. Dhe, e bëri ndryshimin me 6 tetor. As qeveria në detyrë nuk i nënshtrohet këtij Presidenti “helaq”. Kurti popull quan vetëm ata që e kanë votuar atë. Të tjerët shumica dërrmuese, i takojnë jo popullit, apo atyre që i votojnë helaqet si Thaçi, Haradinaj, Veseli e të tjerë. Duket se Kurti po dridhet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, andaj edhe i ka mobilizuar militantët në Sheshin e kryeqytetit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …