Dje në Bruksel, Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se ka qenë i gatshëm ta nënshkruajë propozimin e ri të Bashkimit Evropian për implementimin e marrëveshjeve, duke përfshirë në këtë mes edhe propozimin për projekt-statutin e Asociacionit, bashkë me marrëveshjen bazike, mirëpo këtë projekt sipas tij nuk e ka pranuar kryetari i Serbisë. Ndërkohë Vuçiq, është cituar të ketë deklaruar se propozimi i Pesëshes është bazë e mirë për bisedime të mëtejme dhe se pala serbe është e gatshme që të krijohet Asociacioni në bazë të propozimit të pesë përfaqësuesve të vendeve të BE-së.
