Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur përsëri në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Ai ka treguar se ka qenë i gatshëm që vet ta shkruajë draft-statutin e asociacionit, por sipas tij, një gjë e tillë nuk është pranuar nga palët në takimin e Ohrit. Në takimin e Ohrit kam pranuar që draft-statutin ta shkruaj unë, por me ato tri shtyllat parimore që duhet pranuar parimisht. Një gjë e tillë u refuzua dhe mua mu tha nga ndërmjetësit që këtë duhet ta bëjë ekipi menaxhues si pasojë e marrëveshjeve të mëhershme në dialogun e Brukselit para një dekade, ka shpjeguar Kurti, duke shtuar se në grupin punues për asociacionin nuk ka ndonjë anëtarë nga Qeveria e Kosovës. Tash sa i përket ndërmjetësit që ta përcaktojë agjendën e takimit të datës 2 maj, unë do ta takoj në një konferencë ndërmjetësin Lajçak. Nuk ka anëtar të grupit punues nga ana jonë, edhe pse unë e kam zëvendësin tim, përgjegjës për integrimet evropiane, tha Albin Kurti.
