Kryetari i Vetëvendosje Albin Kurti, ka thënë se keq investimi është faktori kryesor që e ka degraduar ekonominë në Kosovë. Në bisedë me studentet e Universitetit të Prishtinës, ai ka thënë se në jetën e një shoqërie shkollimi dhe punësimi nuk janë dy faza të ndryshme e të njëpasnjëshme, sikur ndodh tek individi. Sipas tij ajo që vlen për jetën e një individi nuk vlen për një shoqëri. “Ne propozojmë një sistem të integruar organik midis studimit dhe punësimit, këto duhet të shkojnë bashkë. Ne nuk e shohim universitetin si vend konsumi, por prodhimi, aty duhet edhe të prodhosh. Nëse universiteti nuk ka kërkim shkencor universiteti i përngjan shkollave te mesme. Elementi tjetër është keq investimet në Kosovë, këtu përveç që ka krim të organizuar,korrupsion, keqpërdorime, është edhe keq investimi, paratë dërgohen në shtigje të gabuara. 10- fish më shumë shteti i Kosovës, për shkak te kësaj qeverie, jep për asfalt sesa për universitet, ka thënë Albin Kurti para studentëve.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …