Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti kërkon nga Serbia që t’i ndërpresë menjëherë nxitjet për dhunë para se të ketë humbje jetësh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për sulmet e mbrëmshme me granata ndaj objektit të komunës së Mitrovicës së Veriut. Në një postim, Kurti ka thënë se fatmirësisht në këto sulme nuk ka patur të lënduar, por që sipas tij mund të kishte ndodhur shumë lehtë. Ai i ka bërë thirrje Serbisë që t’i ndalë thirrjet për dhunë para se të ketë humbje jetësh. “Mbrëmë ndërtesa e komunës në Mitrovicë të Veriut është sulmuar nga 2 granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat e afërta. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të ketë humbje jetësh”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …