Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar nga shqiptarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut dhe që kanë dyshtetësi të vijnë për votime në Kosovë më 6 tetor. Kurti ka thënë se Kuvendi nuk është vetëm i Kosovës, por i të gjithë shqiptarëve. “Shumë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut e kanë dyshtetësinë. Por, le të mos i kenë dy mendje. Më 6 tetor u bëj thirrje të vijnë në Kosovë e të votojnë. Shfrytëzojeni shansin, përdoreni mundësinë, ushtroni të drejtën. Lista jonë e zgjedhjeve si kurrë më parë reflekton gjuhën që ne flasim, vullnetin që ne përfaqësojmë, interesin e përgjithshëm që ne mbrojmë. Shqipja nuk flitet vetëm në Kosovë, prandaj parlamenti nuk është vetëm i Kosovës. Duke qenë kështu, Vlera Gjakova është sa e Shkupit po aq sa është e Prishtinës dhe e Gjakovës”, ka thënë Kurti gjatë fjalimit të mbajtur dje në Kinotekën në “Karposh”, përballë ish-gjimnazit “Zef Lush Marku” në Shkup.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …