Albin Kurti kërkon nga vendet e BE-së së ta dëgjojnë Josep Borrellin, pasi sipas tij ai është shef i politikës së jashtme

Kryeministri Kurti ka deklaruar se sot në mëngjes do të udhëtojë për në Bruksel, për të parë se në çfarë gjendje ndodhet Kosova në kuadër të dialogut me Serbinë. Ai ka theksuar se marrëveshja bazike e 27 shkurtit të vitit të kaluar me pjesën integrale, aneksin e zbatimit nga Ohër i 18 marsit e bënë normalizimin e raporteve ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë, me njohje de-fakto. Sipas tij, takimi i sotëm  bilateral e trelateral do të jetë në funksion të rekapitullimit të procesit të dialogut dhe të shihet se cilat janë idetë e ecjes përpara. Besoj se përveç tjerash takimi i sotëm  do të jetë në funksion të rekapitullimit të këtij procesi tre vjeçar, të shohim se në çfarë gjendje ndodhemi dhe cilat janë ide se si duhet të mund të ecim përpara”, tha Kurti. Tutje, Kurti u bëri thirrje vendeve të BE-së ta dëgjojnë Josep Borrellin, pasi sipas ai është shef të politikës së jashtme”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …