Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ofruar mbështetjen për votimin e pakos se projektligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri. Në adresimin e tij në kuvend për këtë çështje, ai ka kërkuar që Kosova të bëjë marrëveshje me Shqipërinë për mbrojtje të përbashkët. “Meqë forca e armatosur nuk do të jetë si duhet, duhet të bëjmë marrëveshje me Shqipërinë për mbrojtje të përbashkët. Se nëse ndodh lufta, institucionet duhet të jenë në nivel të detyrës. Islanda e ka një marrëveshje të tillë. Funksionarët duhet të kenë shkollim profesional. Duhet të kemi oficerë të shkolluar. Asnjë qeveri s’ka pasur program që vajza e djem t’i dërgojnë për studime në akademi të famshme ushtarake. Duhet të shihet se çfarë edukimi patriotik kanë pjesëtarët e FSK-së.”, ka thënë Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …