Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin është pezulluar vendimit i qeverisë për uljen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët. Pas vizitës në “Hendikos” në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, para medieve, Kurti ka thënë se nuk merret me vendimet e gjyqësorit, por se sipas tij, kur vije puna për vetveten, gjyqësori del të jetë shumë efikas dhe i shpejtë, për dallim prej lëndëve të panumërta që po presin në sirtarët e Pallatit të Drejtësisë, raporton “Betimi për Drejtësi”. “Ne nuk mund të merremi me vendimet të cilat i bënë gjyqësori, por më duhet të konstatoj me keqardhje që kur vije puna për vetvete po dalin të jenë shumë efikas, për dallim prej lëndëve të panumërta që janë pluhurosur në sirtarët e Pallatit të Drejtësisë, që lëngojnë aty e nuk trajtohen as me kohë e as siç duhet. Pra, është për të ardhur keq që shpejtësinë dhe efikasitetin po dëshmojë atëherë kur kanë interes vetë, interes të ngushtë”, ka thënë Kurti. Më tutje, ai ka thënë se kur njerëzit mësohen me privilegje heqja e tyre u duket padrejtësi, por sipas tij kjo nuk është padrejtësi, por se privilegjet kanë qenë të padrejta.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …