Albin Kurti

Albin Kurti konsideron se as 20% e serbëve të Kosovës nuk kanë votuar në zgjedhjet e tre prillit të Serbi

Kryeministri,  Albin Kurti, deklaroi se mbi 18 mijë serbë nga Kosova kanë shkuar drejt Serbisë gjatë së dielës, ndërsa prej tyre mbi 15 mijë kanë qenë votues. Sipas tij, as 20% e serbëve të Kosovës nuk kanë votuar. Për zgjedhjet në Serbi, shefi i ekzekutivit thotë se kanë vetëm datë pasi fituesi dihet për shkak të mungesës së demokracisë. Kurti tha për Kosovapress se shqiptarëve në Kosovën Lindore iu është  bërë një padrejtësi e madhe dhe rezultati jo i mirë në zgjedhje mund të jetë ndikuar nga pasivizimi i mbi 6 mijë adresave. Ai i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të tregohet më e “ashpër” ndaj Serbisë që nuk po dënon as invzionin rus në Ukrainë. Kurti vlerësoi se situata të dielën e 3 prillit ishte paqësore ndërsa qytetarët serbë me shtetësi të Kosovës shkuan në Serbi për votuar.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku: Serbia po mundohet të paraqitet neutrale dhe po tolerohet si nga BE-ja ashtu edhe nga Amerika

Mërgim Lushtaku: PDK-ja nuk voton pa marrëveshje për një zgjidhje të qëndrueshme – mbështesim Hamzën për kryeministër

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, deklaroi se partia e tij nuk do të marrë pjesë …