Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që pritet së shpejti të bëhet kryeministër i vendit, është zotuar gjatë një vizites në Parkun Inovativ në Prizren, ku janë të vendosur rreth 500 persona të prekur nga tërmeti, se Kosova dhe populli i saj kurrë nuk do ta lënë vetëm Shqipërinë. Ai ishte i shoqëruar nga kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, dhe deputetët e kësaj partie Artan Abrashi, Yllza Hoti, Arbër Rexhaj e Salih Zyba. Kurti tha se në ish-kampin ushtarak të KFOR-it në Prizren gjithçka funksionon me përpikëri dhe se së shpejti aty do të hapet edhe kuzhina për të strehuarit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …