Kryeministri, Albin Kurti, sot në Prishtinë ka pritur dhe ka biseduan me emisarin për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, bashkë me këshilltarët e kancelarit gjerman Sholc, Jens Plotner dhe kryetarit të Francës Macron, Emmanuel Bonne. Në këtë takim, Albin Kurti citohet të ketë deklaruar se Kosova ka treguar vullnet dhe gatishmëri për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë. Ai ka rikonfirmuar se fundi i dialogut duhet të jetë fitore për qytetarët e të dyja vendeve dhe që të përmbaje njohjen reciproke si elementin kryesor. Takimi i sotëm është mbajtur pas propozimit në letrën e përbashkët të Scholz dhe Presidentit Macron, drejtuar Kurtit që këshilltarët të bëjnë një vizitë të përbashkët me Miroslav Lajcak, në Kosovë dhe Serbi, në mënyrë që të gjejnë opsionet, që procesi i dialogut të lëvizë përpara.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …