Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi janë mbi të gjitha krime të shtetit të Serbisë, që vetëm në luftën e fundit i vrau mbi 10 mijë civilë. Kurti ka thënë se për krimet gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, tribunali i Hagës ka vepruar çerek shekulli. Tutje, ai ka thënë se Gjykata Speciale për krime lufte në Serbi i ka dënuar vetëm 160 serbë për katër luftërat e ish – Jugosllavisë. Sipas tij, është e domosdoshme që Kosova ta ketë një hartë të detajuar se kujt iu ushtruan ato krime para 20 viteve. Kurti ka shtuar se është gabim që të figurojë në dokumentacion fjala lobim – tribunal.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …